Gjithçka thjeshtohet.

Mirëserdhët në Arizona Partners!

Tek ne, shtimi i vlerës është synimi para secilit angazhim. Që në komunikimin e parë, ne përqëndrohemi që të kuptojmë vizionin dhe biznesin tuaj për të ofruar zgjidhje sa më optimale dhe të qëndrueshme. Ekipi i Arizona Partners ju ofron ekspertizë në kontabilitet, tatime si dhe konsulencë të dizajnuar veçanërisht për nevojat tuaja. 

Duke punuar në ekip të motivuar, me përvojë dhe kualifikime adekuate, Arizona Partners është zgjedhja e duhur për ju. Pavarësisht se a jeni në fazën e fillimit të biznesit, riorganizimit të kompanisë ekzistuese apo zhvillimit të saj, Arizona Partners jep zgjidhje duke ju ofruar ndërmarrësve dhe menaxherëve mjetet e duhura për biznes të shëndoshë.

Që nga themelimi, Arizona Partners ka shërbyer disa prej bizneseve më të sukssesshme në vend. Duke bashkëpunuar me ne, bizneset kanë arritur të kenë raportim financiar të besueshëm dhe me kohë, të plotësojnë kërkesat ligjore për tatime dhe të marrin vendime të informuara strategjike dhe operacionale.

Misioni

Të shtojmë vlerë në secilin angazhim duke ofruar shërbime profesionale, duke ndarë njohuritë dhe duke integruar vlerat dhe potencialin shqëror tek klientët, biznesi dhe punonjësit.

Vizioni

Të jemi kompania më e mirë nga Kosova që ofron shërbime të kontabilitetit, tatimeve dhe konsulencës për organizata dhe individë anembanë botës.

Shërbimet

Contact

Tel: +377 (0) 45 550 015

E-Mail: info@arizona-partners.com

Address: Lagja Kalabria (ish Emshir) Kompleksi Lesna, Prishtine